Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I hyri në hak nënës së varfër dhe gënjente xhaxhin…

2017/06/11 at 3:46 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I hyri në hak nënës së varfër dhe gënjente xhaxhin…

Edmondi fton të ëmën, Mevluten, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar falje për gjithçka ç’ka i ka shkaktuar dhe për t’i treguar se sa e do.

“Unë jam Edmond Qoshku dhe vij nga një fshat i Librazhdit. Kam tre vëllezër dhe një motër dhe erdha sot këtu për të ftuar nënën time. Doja të vija këtu që të tregoja historinë time. Ne kemi qenë një familje që mundësitë ekonomike nuk i kemi patur shumë të mira dhe unë i kam hyrë shumë në hak nënës sime. Unë që kur linda kam jetuar te xhaxhai im, i kishim shtëpitë shumë afër me njëri­tjetrin dhe kur shkoja te shtëpia ime shkoja vetëm për t’i përshëndetur.”

Edmondi rrëfen se deri në moshën 9­vjeçare ka jetuar në shtëpinë e xhaxhait të tij dhe se e vetmja arsye që u bëri të kthehej në shtëpinë e tij ishte për fjalët që po përhapeshin në fshat. Për shkak të pamundësisë ekonomike për të patur çfarë dëshironte, ai sillej shumë keq me të ëmën, duke e ofenduar dhe keqtrajtuar. Ndaj ankohej te xhaxhai dhe gënjente se e ëma e ka keqtrajtuar vetëm që ai t’i blinte gjithçka. Edmondi ka emigruar në Greqi kur ishte 18 vjeç, gjë që e bëri të ndihej i vetmuar dhe të reflektonte për ato ç’ka i kishte shkaktuar të ëmës. Ai tanimë shprehet se nuk di se si mund ta rikuperojë gjithë vuajtjen që i ka shkaktuar dhe se për të mund të bëjë gjithçka.

Mevlutja pranon të jetë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “e Diela Shqiptare”. E pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë ftuar sot, ajo thotë se duhet të jetë Edmondi, i cili është pika e saj e dobët. Mevlutja shikon në ekranin e murit ndarës Edmondin dhe e lumtur shprehet se e dinte.

Edmondi – Mami, të dua shumë!

Mevlutja – Edhe unë të dua shumë!

Edmondi – Kam ardhur sot këtu të të kërkoj falje ty personalisht për atë që të kam bërë kur isha i vogël, që të kërkoja lekë. Ti më bëje çdo gjë, fshehurazi babit dhe mua nuk më lije asnjëherë. Dhe cigaret i ke marrë shumë herë fshehurazi babit. Të kërkoj shumë falje dhe unë për këtë gjë do të ulem në gjunjë.

Mevlutja – Dhe unë të kam falur 100 herë.

Edmondi – Së dyti, unë kam dhe një mesazh tjetër për ty mami. Ti ke vuajtur shumë herë me shëndetin. Mjeku të jep recetën që të marrësh ilaçet dhe ti nuk i merr, nuk i pi, thua mos të shpenzoj lekë, shiko jetën tënde. Por mua nuk më intereson asnjë gjë para teje, vetëm ti je lumturia ime që unë të bëhem më i lumturi në botë.

Mevlutja – Shumë faleminderit! Dhe unë të jam ulur në gjunjë ty e të jam falur 100 herë.

Edmondi – Unë dua që ti sot të më premtosh në sy të gjithë publikut dhe Shqipërisë që do vish me mua në Greqi se unë kam ardhur apostafat për ty. Kam ardhur për të të marrë në Greqi dhe për të bërë kurimet atje.

Mevlutja – Po, ta jap!

Edmondi – Faleminderit!

Edmondi përulet në gjunjë, e më pas e përqafon dhe puth Mevluten, duke na treguar se pavarësisht gabimeve që bëjnë fëmijët, nëna gjithmonë i fal.

Etiketa: e diela shqiptareka nje mesazh per ty

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Bojaxhi në Dajt: Sfida është që në majë të ngjiten të gjithë

Bojaxhi në Dajt: Sfida është që në majë të ngjiten të gjithë

Frika e Blushit për zgjedhjet e 18 qershorit: Ja çfarë mund të ndodhë

Blushi: Rama gënjeu për Rrugën e Arbrit, vodhi paratë

Për një natë pasionante, ndiqni këto këshilla

Befasuese! Zbulohet arsyeja pse femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com