Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I hodhën acid në fytyrë,Vilma Dule: S’kthehem në Shqipëri, autori s’është dënuar

2021/12/07 at 10:30 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I hodhën acid në fytyrë,Vilma Dule: S’kthehem në Shqipëri, autori s’është dënuar

Një ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 2013, kur Vilma Dule, një vajzë e re u sulmua me acid në fytyrë. Sulmi ndodhi poshtë pallatit ku banonte Vilma, ku agresori e kishte pritur derisa të dilte.

Në një itervistë për abc news, tashmë që kanë kaluar vite nga ngjarja, Vilma rrëfen momentet e saj të vëshira dhe se si ia doli me vullnet për të ecur përpara.

Vajza kreu 25 ndërhyrje kirurgjikale gjatë kohës që qëndronte në Francë. Ndërkohe që thotë se nuk do të kthehet në Shqipëri pasi autori nuk është arrestuar dhe kjo e bën të ndihet e kërcënuar.

“Është e lehtë të flasësh në këtë pikë, jam kuruar dhe fizikisht, nuk është aq e lehtë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kur sulmojmë një femër shkatërrojmë një botë. Sulmi me acid është tradicion i kulturave indiane, kundër identitetit. Nuk donin të shkatërronin lëkurën time për identitetin tim, kjo është ajo që nuk kam lejuar të ndodhë sepse pasi dola nga spitali i premtova veten tre gjëra.

E para të mos viktimizohem, nuk kam bërë asgjë për të qenë një viktimë. I kam premtuar që të mos shikoj asnjëherë pas. Kush e ka lënë Shqipërinë pa dëshirë më kupton se çfarë do të thotë kjo gjë. I ngjava pak gjyshes time dhe ajo u çrrënjësua, ironike se si fati u përsërit tek mua, u largova nga Shqipëria, personat nuk u dënuan nuk kthehem dot më në Shqipëri.”, rrëfeu ajo.

“Mëshirë sepse falja ia jep një njeriu që ta kërkon kurse mëshirën ia jep të gjithëve, një person që arrin të sulmojë, në atë formë si ma bënë mua, kam mëshirë për ata sepse duhet të jesh një njeri me shpirt të vogël të planifikosh në detaje agresionin e një femre, të arrish të bësh në dritën e diellit në mes të Tiranës. Kam mëshirë për botën e tyre të vogël për njerëzit që i rrethojnë, për ato nëna dhe gra që i rrethojnë.”, shtoi më tej ajo.

Teksa rrëfen për kurimin special për personat e djegur që ajo ka ndjekur, ku i duhej të mbante maskë për 24 orë, Vilma thotë se kështu është frymëzuar për  të hapur një ekspozitë të titulluar “Persona”, me maska të transformuara nga objekt mjekësor në art.

Duke folur për ekspozitën ajo tha: “Jam kuruar në Francë dhe ka një sistem kurimi shumë special, ti nëse digjesh ke një qendër rehabilitimi ku shkon dhe kurohesh. Prodhohen maska, të cilat një i djegur duhet t’i mbajë 24 orë, i kam veshur për 5 vite. Gjatë kësaj periudhe që e mbaja maskën punoja dhe jetoja, ndodhi që shikoja reagimet e njerëzve që më shikonin me çudi, kuriozitet, mëshirë dhe lindi në mua nevoja për të transferuar sensin e kësaj maske nga një objekt mjekësor në art.

Çdo njeri mund ta gjente veten në këtë projekt dhe fillova të pikturoja maskat, e ndava me 24 të tjerë të djegur dhe nga ky projekt lindi projekti “Persona” që ka si moto se pas çdo maske ka një person, qëllimi është të sensibilizojë empatinë, të vihemi në vendin e tjetrit dhe të mos gjykojmë.”

Etiketa: acidfytyreVilma Dule

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
“Interesohuni për fëmijët”, burg i përjetshëm për Mustën, vrau gruan dhe kunatën

"Interesohuni për fëmijët", burg i përjetshëm për Mustën, vrau gruan dhe kunatën

VIDEO/Po shuante qirinjtë e tortës së ditëlindjes, gruas i marrin flakë flokët

VIDEO/Po shuante qirinjtë e tortës së ditëlindjes, gruas i marrin flakë flokët

Varhelyi: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në

Varhelyi: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com