Udhëheqësi i opozitës njëherësh edhe president i vetëshpallur i Venezuelës Juan Guaidó ka humbur imunitetin. Gjykata supreme “besnike e presidentit” Nikolas Maduro, vendosi në unanimitet për heqjen e imunitetit duke autorizuar gjykatën ta ndjekë penalisht.
Guaido i njohur si presidenti i ri i vendit dhe i mbështetur nga mbi 50 vende përfshirë edhe SHBA-të, ka shprehur më herët dyshimet se pas heqjes së imunitetit, ai mund të rrëmbehet nga agjentët e Maduros.
Megjithatë ai tha se do të vazhdojë rezistencën për lirinë dhe demokracinë në vend.
Vendimi i gjykatës së Lartë mund t’i hapë rrugën arrestimit të Juan Guaidos. Ai ka shkelur vendimin për të mos u larguar nga vendi, duke zhvilluar disa vizita në Amerikën e Jugut./Opinion.al