Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I gjithë publiku në këmbë për Ndrenikën në premierën e “Mendohu, Xhakomino”

2017/02/09 at 9:29 AM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I gjithë publiku në këmbë për Ndrenikën në premierën e “Mendohu, Xhakomino”

Na trishtoi Xhakominoja në Teatrin e Metropolit. Na trishtoi, jo sepse nuk arritëm të shihnim në skenë aktorin e preferuar, sepse ai ishte aty dhe interpretoi më bukur se bukur, por sepse imagjinuam dikur teatrin pa të.


 

Çfarë do të ishte teatri pa Robert Ndrenikën?! Në skenën e vogël të Teatrit të Metropolit po shfaqet komedia e nobelistit italian, Luigi Pirandello, “Mendohu, Xhakomino”. Një vepër e vënë në skenë nga regjisori Milto Kutali.

Pas shtyrjes njëjavore, për shkak të shëndetit të brishtë të aktorit kryesor, por edhe të gjithë trupës, pas një gjendjeje të përgjithshme gripale që përfshiu vendin tonë, shfaqja e shumëpritur u ngjit në skenë. Një komedi e shkurtër rreth 75 minuta, që kishte në qendër një profesor të moshuar dhe të pamartuar, profesor Totin, që del përkundër botës dhe priftit, për të ndihmuar dy të rinj të ndërtonin jetën e tyre.

publiku-ne-kembe

Regjia është e thjeshtë, pa shumë mundime, pa akrobacira dhe pa ndonjë gjetje të bujshme. I vetmi element i shtuar ishte një fëmijë (Ezra Vogli) që vështronte nga dritarja, hynte e dilte në skenë, si për të bërë lidhjet mes akteve dhe për të na kujtuar që e gjithë sakrifica e Totit e në fund loti i Xhakominos bëhej për një foshnjë, Ninin apo Ninoçin, siç i thoshte me përkëdheli gjysh Toti.

Skenografia nga Beqo Nanaj qëndron në të njëjtin nivel realizmi si dhe pjesa. Me të keq, ai është përpjekur t’i përshtatet hapësirës modeste të skenës, e cila me të vërtetë duket sikur nuk i nxë aktorë të përmasave si Robert Ndrenika. Ai ka përdorur perdet për të kaluar nga njëra skenë në tjetrën.

 

INTERPRETIMI

Personazhi i profesor Totit erdhi nën interpretimin e shkëlqyer të aktorit Robert Ndrenika. Në rolin e Totit, Ndrenika luan moshën e tij dhe nuk i duhet të sforcohet aspak për të hyrë në karakter (jo se vëmë në dyshim që do të ndodhte me ndonjë rol tjetër). Hapi disi i rënduar, zëri, përkujdesja prej babai dhe gjyshi, krijonte një atmosferë të paqtë familjare, madje mallëngjyese.

mariana-kondi-xhiakomino

Çdo batutë e thënë në vendin e vet, çdo reagim i natyrshëm, humori që buron pa asnjë ngërç… Ai ndërton një figurë të butë, babaxhane, altruiste, me një mënyrë të vetën për jetën dhe me një batutë naive, që të çarmatos. Do ishte e tepërt të komentoje mënyrën e interpretimit dhe shkollën që Robert Ndrenika sjell në skenën e Teatrit.

Për nga rëndësia, çdo personazh tjetër që hynte dhe dilte në skenë, ishte në funksion të personazhit të profesor Totit, por edhe nga ana interpretative, i linte në hije të gjithë aktorët e tjerë të shfaqjes. Në shfaqjen më të fundit, me gjithë spekulimet mbi shëndetin e tij, për gjoja shtrimet në spital e gjendjen e rënduar, ai na tregoi që jo vetëm gëzon një shëndet të mirë, por edhe se është më energjik dhe më i ri se gjithë të rinjtë, që interpretonin në atë shfaqje.

Edhe pse mbante gjithë barrën e veprës, nuk tregoi asnjë shenjë dobësie deri në fund. Dhe duartrokitjet në fund të pjesës, janë pak për të. Sigurisht nuk mund të mohosh freskinë që sollën në skenë aktorët Arben Derhemi, në rolin e kujdestarit të shkollës dhe babait të Lilianës, Çinkuemani, apo Mariana Kondi, në atë të së ëmës së Lilianës.

Ndryshe nga Meki Thika, roli që ka interpretuar për net me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar, në komedinë “Opera për tri grosh”, te personazhi i Pirandello- s Derhemi është një burrë i dobët, që i trembet gruas dhe botës. Dhe Derhemi ka ditur ta ndërtojë këtë figurë duke e ngjyrosur me nota komiciteti.

Nuk mund të mos vësh buzën në gaz kur del në skenë Mariana Kondi, e aftë të improvizojë aty për aty, që nuk e kupton dot nëse ka ngatërruar batutë apo është pjesë e rolit, aq natyrshëm hyn dhe del në të.

Në pjesët komike ajo është në shtëpinë e saj dhe nuk i duhet të sforcohet shumë. Përballë interpretimit të tyre, e aq më tepër atij të Ndrenikës, loja e aktorëve më të rinj të trupës, Amri Hasanlliu e Paola Kodra, duket fare fëminore dhe kërkon një jetë të tërë përpara për t’u skalitur.

Por, përpos të gjithë të metave që mund të kishte pjesa, ajo ia vlen të shihet, qoftë edhe vetëm për Robert Ndrenikën, për të kuptuar respektin që një aktor i madh ka për skenën dhe publikun; përgjegjshmërinë e të ngjiturit në skenë dhe punën që një aktor duhet të bëjë me veten. E pa dyshim lojën e tij prej mjeshtri, që do të duhet të kalojnë shumë breza, që ndokush të mund ta arrijë./ALMA MILE/panorama

Etiketa: Mariana KondiMendohu Xhakominorobert ndrenika


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Tetor, 2025 7:34 am
Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
Para
Opinion/ Këto janë 10 zonat më të nxehta të prostitucionit në kryeqytet

Opinion/ Këto janë 10 zonat më të nxehta të prostitucionit në kryeqytet

Opinion/ Prostitucioni në Tiranë, Koka: Shërbimet kërkohen edhe nga deputetë

Video/ Kush është deputeti që ka dalë në dëshmitë e prostitutave në Tiranë?

A ekziston vertet solidariteti femëror?!

A ekziston vertet solidariteti femëror?!
















TE FUNDIT

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
29 Tetor, 2025

Dashi Ambienti planetar do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe...

Lexo më shumë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com