Policia e Kurbinit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili mbante armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Opinion.al