Një 39-vjeçar banues në Fushë-Mamurras ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në një lokal, ku iu gjetën armë dhe lëndë narkotike.
Sipas policisë pas kontrollit të kryer ndaj 39-vjeçarit me iniciale M.Xh iu gjetën dhe ju sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al/