Shënohet një tjetër rast i tentativës së përdhunimit nga një burrë të një moshuare.
Këtë herë në Vlorë, policia ka arrestuar shtetasin Fotaq Gori, 58 vjeç.
Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.
“Sipas njoftimit për shtyp, “arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës, pasi më datë 18.10.2015, në mesnatë, ky shtetas është futur në banesën e një shtetaseje (L.S. 70 vjeç) në fshatin Zvërnec dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të”.
Më datë 29.12.2015, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.