Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qendër të Durrësit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, në sheshin “Pranvera”. Sipas të dhënave 3 persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.