I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme do të jetë kryeministri i vendit Edi Rama.
Kjo është dalja e parë mediatike e tij pas prezantimit të kabinetit Rama 3.
Përballë një paneli gazetarësh, kryeministri Rama do të flasë për krijimin dhe prezantimin e qeverisë së re dhe ardhjen e strehimin e emigrantëve afganë në vend.
Ndër të tjera pritet të diskutohet gjithashtu edhe për çështjen e “Open Balkan” dhe raporti që kryeministri ka me homologun e tij në Kosovë Albin Kurtin.
Ju ftojmë sot të ndiqni emisionin “Opinion” nga Blendi Fevzi në orën 21:00./Opinion.al