Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara. Pëmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në Abu Dhabi ndodhet si i ftuar nderi në World Policy Conference.
Konferenca e Politikave Botërore është një organizatë e pavarur, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në përmirësimin e të gjitha aspekteve të qeverisjes, me qëllim promovimin e një bote që është më e hapur, e begatë, më e drejtë dhe më respektuese për larminë e shteteve dhe kombeve.
U lançua në vitin 2008, nga Thierry de Montbrial, President dhe Themelues i Institutit Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kjo konferencë vjetore sillet rreth debateve që mbledhin udhëheqës ekonomikë dhe politikë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë dhe gazetarë nga e gjithë bota. World Policy Conference synon të pasqyrojë, debatojë dhe ofrojë zgjidhje konstruktive për çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare.
Si mendoni se do shkojë situata në PD: