Moti i ftohtë mund të rrisë rrezikun e sulmit në tru deri në 30 për qind, thuhet në një studim i ri.
Rënia e befasueshme e temperaturave shkakton rritje të madhe të rrezikut për sulm në tru. Shkencëtarët kanë gjetur se për çdo rënie të temperaturave për 2.9 gradë Celcius në një periudhë prej 24-orëve, numri i sulmeve rritet për 11 për qind.
Te personat që kanë rrezik më të madh për sulm, për shkak të presionit të lartë të gjakut, pirjes së duhanit ose mbipeshës, rreziku rritet për 30 për qind.
Studimi i fundit i bërë në “Jena University Hospital” në Gjermani tregon se ndryshimi i shpejtë i motit në të ftohtë rrit gjasat për sulme në zemër dhe në tru.