Kronikë

“I forti” i Rrëshenit parkon në rrugë dhe godet policin


               Publikuar në : 11:31 - 25/01/20 |
el ida

Një 45-vjeçar në Mirditë është arrestuar pasi ka goditur një polic për shkak të detyrës.

Policia njofton se ai kishte parkuar në rrugë duke penguar qarkullimin e mjeteve të tjera, ndaj i është kërkuar të lëvizte makinën, por 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur policin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg./Opinion.al

Pas