Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I pres fëmijët në qafë e t’i si merr”, ish-bashkëshortët përplasen live

2018/12/18 at 1:53 PM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“I pres fëmijët në qafë e t’i si merr”, ish-bashkëshortët përplasen live

Historia e një nënë të divorcuar dhe me dy fëmijë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’. Zonja, e cila ndodhej në studio, tregoi se si u martua në moshën 14-vjeçare, por bixhozi dhe mashtrimet e shumta e detyruan të divorcohej nga bashkëshorti. Nëna e dëshpëruar nga Lezha ka kërkuar ndihmë nga ish-burri i saj që t’i japë pensionin ushqimor për fëmijët. Nëna tregon se prej vitesh i ka mbajtur vetë ata, por tashmë e ka të pamundur.

Pas divorcit gjykata i ka lënë fëmijët në kujdestarinë e gruas dhe ka caktuar pensionin ushqimor që ish bashkëshorti duhet të japë. Ky i fundit prej dy vitesh nuk ka shlyer asnjë detyrim . “U martova e re në moshën 14 vjeçare. Kur isha e re nuk e kuptoja rëndësinë e këtij vendimi. Ish-burri më gënjeu, ai ishte mashtrues dhe luante bixhoz, unë nuk e dija këtë fakt. Më hoqi edhe nga shkolla, nuk arrita dot të përfundoja gjimnazin.

Kur u bëmë me fëmijë jeta ishte shumë më e vështirë. Ai nuk punonte dhe nuk sillte asgjë në shtëpi. Un e kisha të vështirë të jetoja me të pasi filloi edhe të më dhunonte”, -tha gruaja. Po ashtu gruaja nga Lezha tregon edhe episodet kur dhunohej nga ish-bashkëshorti. Po ashtu ajo tha se ish-burri e kishte kërcënuar gjatë ndarjes, me jetën e fëmijëve të tyre.

“Ai më rrihte. Më pas më thoshte; do ndryshoj. Shkuam në Tiranë dhe aty nisa unë të punoj dhe ai po. Ai i linte lekët në lojërat e fatit dhe nuk i kishte paguar qiranë. Unë ika për 6 muaj, por më detyruan familjarët e mi që të kthehesha. Kur ika ai më tha; Unë i pres fëmijët në qafë dhe t’i si merr. Unë i thash se nëse kthehem në shtëpi, do vij për hatër të fëmijëve, por s’do jem më gruaja jote.

Mendoj se njeriu është negativ që në lindje dhe nuk mund të ndryshojë. Një ditë kur sapo kisha marrë rrogën, ai mi mori fshehurazi dhe i prishi në lloto. Një ditë dimri, më ka tërhequr zvarrë mes borës”, tha gruaja.

Në një lidhje telefonike ish bashkëshorti pranoi situatën si dhe premtoi përballje, por më pas refuzoi të paraqitej. “Për fëmijët e mi s’është as e madhe as e vogël pagesa që duhet të paguaj. Mundësitë janë të pakta. Nuk ka lidhje, detyrim për fëmijët kam edhe unë edhe ish-bashkëshortja. Nëse do i kisha unë fëmijët nuk do i kërkoja para ish-bashkëshortes”, tha ai.

I pyetur për arsyen pse nuk kontribuon për fëmijët, ai tha se arsyeja kryesore është papunësia. “Arsyeja ka qenë papunësia. Edhe sikur t’i mbaj me kushtet që kam, s’i mbaj dot”, tha ai.

Ndërsa përgjigja që emisioni “Me Zemër të Hapur” mori nga Zyra Përmbarimor Lezhë ishte se ish-bashkëshorti i gruas nuk figuronte i punësuar. Indiferenca e shtetit ka bërë që kjo nënë të mos gjej asnjë zgjidhje edhe pse nën presionin mediatik Përmbarim tha se do të rishikonte çështjen.

Etiketa: bashkehortciftfemije

Ju sugjerojmë

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
Para
Opozita rikthehet në Parlament, deputeti i PD tregon arsyet

Opozita rikthehet në Parlament, deputeti i PD tregon arsyet

Haradinaj Haradinaj tregon pse u nervozua me Mogherinin: Taksa nuk hiqet

Haradinaj Haradinaj tregon pse u nervozua me Mogherinin: Taksa nuk hiqet

Shqiptarja dhunon barbarisht burrin italian, por e pëson keq

Shqiptarja dhunon barbarisht burrin italian, por e pëson keq

TE FUNDIT

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
29 Korrik, 2025

Një zjarr masiv që po digjet në Spanjën qendrore ka shkatërruar më shumë se 500 hektarë pyje dhe shkurre, sipas...

Lexo më shumë

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
29 Korrik, 2025

Izraeli ka kritikuar planet e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në...

Lexo më shumë

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
29 Korrik, 2025

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave...

Lexo më shumë

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
29 Korrik, 2025

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com