Majk ka qenë në titujt e mediave rozë për një kohë të gjatë, kjo për shkak të lidhjeve e ndarjeve të tij .
Këngëtari konfirmoi se është single dhe se nuk e ka gjetur akoma njeriun e zemrës.
Përgjigja e Majkit është epike. Ai thotë se i ka të gjitha gati për dasëm por i mungon nusja. Teksa e ka shpërndarë këtë pjesë të emisionit në Instagram, ai me shaka shkruan se atij që do i gjejë nuse do i japë 5 euro.
Kujtojmë që Majk është baba i një djali që quhet Roan, por me nënën e të cilit, Majlinda Zekën, u nda para se të vije në jetë fëmija.