Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dyshuari si ‘baron’ droge Klemend Balili shpallet në kërkim në Greqi

2016/05/11 at 9:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD: Tahiri mbron Balilajn, rri në zyra shtetërore kur është në kërkim

Dokumente të policisë greke të para nga BIRN tregojnë se 44 vjeçari, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë dhe biznesmen në këtë qytet, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke – i dyshuar si drejtues i një grupi trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike. Policia shqiptare thotë se “operacioni po vijon”.


Dokumenti-i-policise-greke-BIRN-283x400

Një biznesmen shqiptar, i cili është njëkohësisht drejtor në administratën publike, u shpall me të hënën (9 maj) në kërkim në Greqi i dyshuar si kreu i një grupi që ka trafikuar sasi të stërmëdha marijuane nga Shqipëria në shumë vende të Europës.

Policia greke kreu një operacion masiv gjatë ditëve të fundit, duke arrestuar një dyzinë njerëzish dhe duke konfiskuar rreth 678 kilogramë marijuanë të fshehur në një ishull të vogël në Greqinë e Veriut.

Sipas skemës së zbuluar nga policia greke, trafikantët përdornin skafe të shpejta për të transportuar marijuanën nga Shqipëria për në Greqi e më pas, përdornin kompani transporti rrugor false për të transportuar drogën në vende të tjera Europiane.

Dokumente të policisë greke të para nga BIRN tregojnë se Balili është shpallur në kërkim, i dyshuar si një nga krerët e grupit të trafikut.

“Të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike” , ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” të akuzuar por jo të arrestuar janë tre persona, ndër ta dhe Klement Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme”, shkruhet në dokumentet e policisë greke.

“Për  transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi  dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha  me rrugë tokësore me kamiona të mëdha dhe nga deti me skafe. Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio,” vijon më tej dokumenti.

Në regjisitrin civil shqiptar i njëjti shtetas duket se ka emrin Kelmend Balili.

Policia shqiptare në dilemë

Marijuana e konfiskuar. Foto: Policia e Greqisë

Ndërsa autoritetet greke kanë shpallur në kërkim Balilin, policia shqiptare zyrtarisht thotë se “operacioni po vazhdon”.

Policia shqiptare është vënë nën akuzë nga një pjesë e medias greke dhe Partia Demokratike në Tiranë për mosbashkëpunim dhe mosveprim për shkak të aludimeve për lidhje politike të Balilit me politikanë të lartë shqiptarë.

Rrjeti televiziv CNN në gjuhën greke, raportoi sekishte informacione se gjatë një takimi mes policisë greke dhe policisë shqiptare, oficerë të policisë shqiptare u kishin thënë se nuk mund të kryenin arrestime për shkak të lidhjeve politike të të dyshuarit.

Partia Demokratike në Tiranë akuzoi Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si mbështetës të Balilit duke iu referuar lajmit të CNN të Greqisë.

Policia e Shtetit i hodhi poshtë akuzat. “Policia e Shtetit shpreh indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike,” shkruhet në deklaratë.

Vetë i akuzuari foli në newsbomb.al duke mohuar akuzat dhe duke i cilësuar ato “sulme politike”.

Deri në mbrëmjen e të mërkurës, Balili nuk është arrestuar. Burime policore greke thanë për BIRN se ai mund të arrestohet së shpejti.

Lidhjet politike

Balili rezulton një person me lidhje të shumëfishta politike. Kryetari aktual i Bashkisë Delvinë,Rigels Balili, i ditëlindjes 1985, është nip i të dyshuarit. Ai fitoi zgjedhjet i kandiduar nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me 72 për qind të votave.

Lidhjet politike të Klemend Balilit shfaqen edhe në një kronikë televizive të Ora News, ku kreu i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti i zonës Koço Kokëdhima, shfaqen në ceremoninë e inaugurimit të hotelit Santa Quaranta, një investim multimilionësh për një hotel luksi në qytetin e Sarandës, pronë e familjes Balili.

Hetimet greke

 

Jahti i konfiskuar. Foto: Policia e Greqisë

Hetimet greke patën nisur mbi një vit më parë pas kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në raste të ndryshme, që dukeshin se kishin lidhje me njëra-tjetrën. Sipas policisë greke, më 25 janar 2014, në Patra, një shtetas bullgar u arrestua duke transportuar 451 kilogramë kanabis. Në prill 2014, një sasi tjetër prej 678 kilogramësh u kap në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në prill 2015, policia britanike kapi 23 kilogramë kokainë, ndërsa në Bullgari u kapën 531 kilogramë kanabis. Të gjitha këto ngarkesa lidhen me të njëjtën organizatë të trafikut ndërkombëtar.

Policia greke ndërhyri në mbrëmjen e së hënës duke arrestuar pesë anëtarë të bandës në Zakintho dhe sekuestrimin e një sasie tjetër të stërmadhe prej 678 kilogramësh kanabis. Në Patra u arrestuan dy anëtarë të tjerë të cilët e kishin dërguar drogën me skaf.

“Nëndrejtoria e Antidrogës pas hetimeve prej muajsh në lidhje me aktivitetin kriminal të anëtarëve që jetojnë në Greqi, në bashkëpunim me Zyrën D.E.A të Ambasadës së SH.B.A-ve në Athinë dhe me shërbimin homolog të Policisë Shqiptare për pjesën e veprimit të organizatës kriminale që kishte të bënte me boshtin ballkanik, së bashku me kryerjen e inspektimeve të gjera, mbledhjen e materialeve informative dhe ballafaqimit të analizës së të dhënave të informacioneve kriminale, arriti të konstatonte strukturën, mënyrën e veprimit dhe taktikat e organizatës kriminale  si dhe aktivitetin e saj ndërkombëtar si në vende të Evropës Perëndimore ashtu edhe në vendet e Ballkanit,” shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë greke.

“Lidhur me lëvizjen e sasive të kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Evropës perëndimore, shtetasit shqiptar 44-vjeçar (banues jashtë shtetit) i ishte besuar roli i financuesit, por edhe drejtimit të transporteve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Evropës, në rrugë rrugore me kamionë por edhe në rrugë detare me skafe,” vijon më tej njoftimi./BIRN/ Gjergj Ererebara

 



Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Video/ Supergol nga Hazard ndaj Liverpoolit

Video/ Supergol nga Hazard ndaj Liverpoolit

A është e shëndetshme pirja e ujit gjatë ngrënies?!

A është e shëndetshme pirja e ujit gjatë ngrënies?!

Video/Klodiana Shala: Vijnë në maj dhe duan trup të bukur pë verën

Video/Klodiana Shala: Vijnë në maj dhe duan trup të bukur pë verën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com