Kronikë

I druhej atentatit? Në shtëpinë e Aleksandër Sadikaj gjendet jelek antiplumb



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 13/06/22 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga grupi hetimor për atentatin me eksploziv ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj. Klan News, raporton se policia ka gjetur në banesën e Sadikajt në Sauk një jelek antiplumb, municione dhe një kavanoz me kanabis.

Sipas gazetarit, duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime të forta se i riu i druhej ndonjë atentati. Për këtë po verifikohet nëse viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit.

Për policinë është ende i paqartë vendi ku është montuar lënda plasëse, ndaj po verifikohen kamerat bazuar itinerarit që ka ndjekur viktima, nga rruga “Irfan Tomini”, një natë para ngjarjes, tek banesa e tij në Sauk dhe autostrada Tiranë-Elbasan para momentit të ngjarjes.

Grupi hetimor është i bindur se objektiv i atentatit ka qenë Aleksandër Sadikaj, edhe pse makina figuronte në emër të një tjetër personi. Kjo për faktin se viktima ka blerë automjetin Golf muaj më parë, por nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë./Klan News

Pas