Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi në orët e para të mëngjesit i ka vënë flakën një dyqani me mallra industriale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë”, njoftoi policia. Për shkak të flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pasi i vuri flakën dyqanit në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të banesës 65-vjeçarit, i riu ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.
Deri më tani policia nuk bën me dije arsyet se pse i riu ka dashur të djegë dyqanin dhe makinën e 65-vjeçarit.
Ndërkohë vijojnë hetimet dhe po punohet për kapjen e autorit.