Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff takohet me Putinin në Rusi

2025/04/11 at 10:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff takohet me Putinin në Rusi

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Shën Petersburg. Ky ishte takimi i tyre i tretë që kur presidenti Donald Trump, mori mandatin në janar dhe u zotua për përmirësimin e raporteve me Moskën.


Takimi mes Witkoffit dhe Putinit, sipas Rusisë, u përqendrua në një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë.

Pas takimit, Kremlini publikoi në ueb-faqen e tij fotografi të dy zyrtarëve duke shtrënguar duart, dhe duke thënë se takimi ka përfunduar.

“Tema e takimit: aspektet e një zgjidhjeje për Ukrainën”, tha Kremlini.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se takimi zgjati më shumë se katër orë.

I dërguari amerikan, Witkoff ndaloi në Rusi më 11 prill, teksa ishte rrugës për në Oman, ku më 12 prill do të mbahen bisedime me Iranin lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Lajmi për takimin Witkoff-Putin u bë publik në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkroi në X se ka kaluar një muaj që kur Rusia ka refuzuar propozimin amerikan për një “armëpushim të plotë dhe pa kushte”.

Disa orë pasi Witkoff arriti në Rusi, Trump po ashtu shkroi në rrjete sociale se Rusia duhet të veprojë në ndaljen e luftës në Ukrainë, duke thënë se “shumë njerëz po vdesin”.

Vizita e Witkoffit u zhvillua në mes të një stuhie diplomatike rreth luftës në Ukrainë, përfshirë bisedimet SHBA-Ukrainë në Uashington dhe një takim të kryesuar nga Britania dhe Gjermania në Bruksel.

Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se Witkoff me të mbërritur në Rusi u takua me Kirill Dmitriev, një figurë me lidhje të forta me Kremlinin dhe drejtues i Fondit Rus për Investime Direkte. Javën e kaluar, të dy zyrtarët u takuan në Uashington, ku diskutuan forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Vizita e Witkoffit në Rusi u zhvillua një ditë pasi zyrtarë amerikanë dhe rusë u takuan në Stamboll për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike, gjë që mund të çojë në rikthimin e stafit të ambasadave, të cilët u dëbuan që kur nisi pushimi rus i Ukrainës më 2022.

Kjo ishte vizita e tretë e Witkoffit në Rusi që kur Trump mori detyrën në janar, duke premtuar përmirësim të marrëdhënieve me Moskën.

Muajin e kaluar, takimi i tij me Putinin i hapi rrugë një telefonate mes dy presidentëve. Ai gjithashtu vizitoi Rusinë në shkurt dhe ishte pjesë e bisedimeve SHBA-Rusi në Riad.

Kush është Steve Witkoff?

Witkoff është një zhvillues pronash nga Nju Jorku dhe mik i Trumpit, pa përvojë të mëparshme diplomatike. Kjo ka ngritur shqetësime në disa rrethe për rolin e tij udhëheqës në bisedime kaq të ndjeshme.

“Fakti që ai nuk ka kontekstin dhe historikun se si negociojnë rusët me amerikanët është, sipas mendimit tim, problematik”, tha David Kramer, i cili ka mbajtur një pozicion të lartë në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së George W. Bush.

“Putini i thotë fjalë të bukura, i jep një portret të presidentit, flet për shkuarjen në kishë dhe për t’u lutur për mikun e tij [Trump]”, i tha Kramer Radios Evropa e Lirë më 10 prill.

“Ato janë taktika të vjetra të KGB-së. Dhe mendoj se Witkoff nuk ka ndërgjegjësim të mjaftueshëm për të kuptuar çfarë po ndodh atje”.

Trump e ka lavdëruar Witkoffin. Në janar, ai e quajti atë “një negociator i shkëlqyer… një person i madh për marrëveshje”.

Qëllimi i vizitës së Witkoffit është të shtyjë përpara përpjekjet e bllokuara të SHBA-së për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump ka shprehur së fundmi zhgënjim me të dyja palët për mungesën e përparimit.

Trump kritikoi Rusinë për intensifikimin e fushatës së saj ajrore ndaj Ukrainës dhe tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po “përpiqet të tërhiqet” nga një marrëveshje që i jep Uashingtonit qasje në depozitat e mineraleve të rralla në Ukrainë.

Një delegacion ukrainas pritet të zhvillojë bisedime për këtë marrëveshje në Uashington më vonë më 11 prill.

Turqia premton mision në Detin e Zi

Ndërkohë, në Bruksel, është bërë përparim në formimin e një force ushtarake të udhëhequr nga Evropa për ta vendosur në Ukrainë në rast të një armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje.

Dy burime diplomatike evropiane i thanë Radios Evropa e Lirë se Turqia është shprehur e gatshme për të “marrë përgjegjësinë për dimensionin detar të misionit”.

Kjo u bë gjatë një takimi të “koalicionit të vullnetit” më 10 prill.

Deri më tani, vetëm Britania dhe Franca kanë dhënë publikisht zotime për të dërguar trupa, ndonëse vende të tjera janë shprehur të hapura në varësi të rrethanave të dislokimit.

Më 11 prill, Britania dhe Gjermania kryesuan një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Bruksel, që koordinon ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ky grup u krijua në vitin 2022 dhe kryesohej nga ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Pasardhësi i tij, Pete Hegseth, ka qëndruar më në hije dhe mori pjesë në këtë takim përmes video-lidhjes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Hegseth dha “vlerësime interesante dhe të sakta” në fjalën e tij.

Përpara takimeve, vendet evropiane kishin premtuar mbështetje të re për Ukrainën për muajt dhe vitet në vijim.

Britania dhe Norvegjia shpallën një paketë të përbashkët për dronë ushtarakë, sisteme radari dhe mina antitanke.

Gjermania dhe Holanda njoftuan se do të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

“Kjo do të ketë ndikim në fushëbetejë këtë vit”, tha Pistorius./rel



Ju sugjerojmë

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
-U tha në Opinion

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

26 Nëntor, 2025 11:01 pm
Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë
Aktualitet

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

26 Nëntor, 2025 10:48 pm
Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?
-U tha në Opinion

Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?

26 Nëntor, 2025 10:29 pm
Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion
-U tha në Opinion

Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion

26 Nëntor, 2025 10:24 pm
Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare
Bota

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

26 Nëntor, 2025 10:02 pm
Zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong, mbi 30 viktima
Bota

Zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong, mbi 30 viktima

26 Nëntor, 2025 8:54 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Transkriptimet/ Witkoff “udhëzoi” Moskën si të prezantonte një plan tek Trump

26 Nëntor, 2025 8:24 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër

26 Nëntor, 2025 7:53 pm
Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…
Aktualitet

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…

26 Nëntor, 2025 7:25 pm
Para
Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, 12 prill 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Parashikimi i motit, 12 prill 2025

Sekretari amerikan i Shëndetësisë zotohet të gjejë shkakun e autizmit brenda shtatorit

Sekretari amerikan i Shëndetësisë zotohet të gjejë shkakun e autizmit brenda shtatorit
















TE FUNDIT

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
26 Nëntor, 2025

Agjenti imobilar, Armand Shkëmbi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se 10 mijë apartamente në Tiranë do të nxirren në shitje....

Lexo më shumë

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
26 Nëntor, 2025

Konsulenti imobiliar Armand Shkëmbi është shprehur në emisionin “Opinion” se shumë ndërtues në vendin tonë përdorin skemën e kliringut për...

Lexo më shumë

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë
26 Nëntor, 2025

Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë i mbyllur përkohësisht për shkak të...

Lexo më shumë

Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?

Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?
26 Nëntor, 2025

“Çfarë do të ndodh me çmimet e pronave në Shqipëri”, është tema që po trajtohet këtë të mërkurë në emisionin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com