Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dënuari për vrasje akuzon policinë në emision: Me urdhër të Tahirit u bëra “kokë turku”

2018/05/01 at 1:25 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
I dënuari për vrasje akuzon policinë në emision: Me urdhër të Tahirit u bëra “kokë turku”

Ajet Rexhepi, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin, pasi ky i fundit ra pre e grabitjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 shkurt të 2016-ës në fshatin Shkalle të Konispol. Viktimë mbeti 44-vjeçari Pajtim Shehu, ndërsa Rexhepi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me 24 vite burg.


Teksa është bërë protagonist i emisionin ‘Me zemër të hapur’ Rexhepi në një lidhje telefonike nga paraburgimi i Vlorës mohoi kategorikisht ngjarjen në fjalë, ndërsa theksoi se nuk e kishte vrarë ai bashkëfshatarin. Ai tha se ndaj tij nuk kishte asnjë provë, madje edhe përshkrimi që u bë për hajdutin, nuk kishte lidhje me të. Ajet Rexhepi, ish-punonjës policie, tha se në kohën kur ndodhi ngjarja, ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri u kishte bërë thirrje drejtuesve të policisë së Vlorës dhe Sarandës që të zbardhnin ngjarjen. Po ashtu ai vijoi me akuzat për drejtuesit e policisë, ndërsa shtoi se ai u bë kokë turku për të mbajtur ata vendet e punës, që sipas tij të merreshin me trafikun e drogës, akuzë për të cilën janë shpallur edhe në kërkim.

“Ministri Tahiri tha; ‘Të gjendet autori i vërtetë i ngjarjes, ose do të shkarkoheni të gjithë’. Por meqë donin të mbyllnin çështje e trafikut të drogës, drejtorët e policisë së Vlorës dhe Sarandës, më bënë mua kokë turku. Është ngritur një akuzë me ‘vdekje me pasojë vdekje’, ‘armëmbajtje pa leje’. Ai që ka bërë vjedhjen, ka bërë edhe vrasjen. Unë kam qenë punonjës policie, dhe i di shumë mirë se si prishen provat. Unë atë ditë isha pranë viktimës, por se vrara unë. Prita sa të vinte policia”, tha Ajet Rexhepi.

NGJARJA
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, Arqile Poçi ka dëgjuar zhurmë në lokalin e tij, i cili ndodhet ngjitur me banesën ku ai banon. Edhe pse ishte natë, Poçi nuk ka ngurruar të marrë në telefon shokun e tij, Pajtim Shehun dhe t’i kërkojë ndihmë. Ky i fundit është treguar i gatshëm dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia e tij dykatëshe, që ndodhet rreth 500 m larg lokalit të Poçit. Mësohet se në pjesën e poshtme të lokalit, Shehu është qëlluar me një plumb në ballë, krim për të cilin akuzohet Ajet Rexhepi.

Ndërkohë, djali i të akuzuarit, Xhustjano bashkë me nënën e tij, ndodhen në studio, ndërsa mohuan kategorikisht se Ajet Rexhepi kishte lidhje me ngjarjen. Ajet sebashku me djalin e tij Xhustjanon kanë qenë në banesën e tyre duke pare televizor, kur kanë dëgjuar krismën. Kanë dal në ballkon për ta parë çfarë kishte ndodhur. Pasi, ata kishin në katin e pare supermarket dhe lokal dhe menduan se mos i thyen xhamat e biznesit. Nuk kane pare asgjë, vetëm Arqilen i cili po lëvizte me një elektrik dore. Pak me vone, ka kaluar një foristrad në fshat që ka marre një person dhe është larguar. Dyshohet se personi ka qene vrasësi, pasi nga kamerat del që ishte trup i shkurtër, i veshur me të zeza dhe me një kapele të zezë. Xhustjano ka dal nga banesa me babain dhe kanë pyetur Arqilen qe kush ishte ajo makinë dhe nëse i kishte marrë nje targe. Kaluan minuta të tera dhe kanë dal dhe banorë të tjerë, ku më pas gjetën dhe trupin e viktimës që ndodhej mbrapa shtëpisë së Arqilesë, shkruan ‘BalkanËeb’.

Dyshohet se në momentin që Arqileja i ka kërkuar ndihmë, viktima është ndeshur me hajdutin ku dhe janë përleshur, pasi kishte shenja dhune në fytyrë dhe është vrarë vetëm me një plumb. Ekspertët nuk kanë gjetur deri tani as plumbin dhe as gëzhojën në vendin e ngjarjes. Ata kane thënë se është gjuajtur mbrapa shtëpisë së Ajetit, ku plumbi ka bërë rikoshet dhe i ka marrë jetën Pajtimit. Nga kamerat e sigurisë nuk kanë zbuluar asgjë, nga përgjimet asgjë. Hajdutin e ka parë vetëm nusja e Arqiles, por asnjëherë nuk u kuptua pse u bë vrasja e Pajtim Shehut. Nga familjarët e të akuzuarve është hedhur një pistë se viktima merrej me mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike dhe ka pasur konflikte për shitjen e drogës. Kur nisen hetimet, Xhustjanon tregon se është dhunuar nga shefi i komisariatit Sarande ( që nuk është me në detyre) që ai të pranonte vrasjen që kreu babai, pasi në të kundërtën do dënohej babai dhe vetë ai./BW

 



Ju sugjerojmë

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë
Kronikë

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë

25 Shtator, 2025 11:02 am
Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
Kronikë

Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

25 Shtator, 2025 10:52 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasja në Durrës, autori dyshohet se është shoku i tij

25 Shtator, 2025 9:48 am
U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës
Kronikë

U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës

25 Shtator, 2025 8:55 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi motit/ Kushte të paqëndrueshme atmosferike

25 Shtator, 2025 8:52 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 25 shtator 2025

25 Shtator, 2025 7:49 am
Para
Vrasja e biznesmenit në bllok, i akuzuari nxjerr alibinë: Po falesha në xhami kur ndodhi ngjarja

Vrasja e biznesmenit në bllok, i akuzuari nxjerr alibinë: Po falesha në xhami kur ndodhi ngjarja

Policia ndalon Stresin, motivet të paqarta

Stresi i nxjerr të palarat “Babastars”, reperat paskan shumë mosmarrëveshje

EMRI/ Shkon të presë pemë, gjen vdekjen 50 vjeçari shqiptar në Itali

EMRI/ Shkon të presë pemë, gjen vdekjen 50 vjeçari shqiptar në Itali
















TE FUNDIT

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
25 Shtator, 2025

Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”. Në njoftimin e sotëm...

Lexo më shumë

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
25 Shtator, 2025

Ekspertët kinezë kanë vizituar prodhuesin e armëve IEMZ Kupol më shumë se gjashtë herë që nga tremujori i dytë i...

Lexo më shumë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
25 Shtator, 2025

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë...

Lexo më shumë

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
25 Shtator, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për organizatë kriminale në një rast që lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com