Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dënuari me burg përjetë përfiton nga amnistia, rrëzohet një akuzë për Admir Tafilin

2017/01/17 at 9:31 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e biznesmenit Murati, ja përgjimet nga burgu të Admir Tafilit

Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht i pandehur në një proces gjyqësor ku akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë nga burgu, përfiton nga amnistia, raporton “Panorama”.

Gjykata për Krimet e Rënda vendosi dje të pushojë një nga akuzat që rëndonin mbi Tafilin, në zbatim të ligjit “Për dhënie amnistie”, i cili hyri në fuqi katër ditë më parë. Akuza, nga e cila “u zhvesh” i pandehuri, është ajo e “vetëgjyqësisë”.

“Gjykata pranon pjesërisht kërkesën e Tafilit për pushimin e procedimit penal të nisur ndaj tij për akuzën e ‘vetëgjyqësisë’, kryer në bashkëpunim”, është shprehur Gjykata me vendim të ndërmjetëm.

Po dje, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën për pushim të çështjes gjyqësore për dy prej të pandehurve të së njëjtës dosje. Të pandehurit Besnik Daci dhe Kalem Hykaj akuzoheshin në këtë proces vetëm për veprën penale të “vetëgjyqësisë”, vepër që i përkiste kategorisë së veprave, të cilat amnistoheshin nga amnistia e miratuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Tafili do të vijojë të jetë pjesë e gjykimit të nisur ndaj tij te Krimet e Rënda, për shkak të akuzave të tjera që rëndojnë mbi të, si ajo e “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tafili ishte pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në vrasje me pagesë.

Seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të të akuzuarve të kësaj dosjeje u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun, bazuar në një vendimmarrje të ndërmjetme të Gjykatës në seancën e parafundit. Shkak i mbylljes së dyerve ishte faza e procesit, ku do të merrej në pyetje i pandehuri Kristi Pine, i cili është bashkëpunëtor dhe i penduar i drejtësisë.

Pas vendimit të ndërmjetëm në lidhje me pushimin e akuzës për tre të pandehurit Tafili, Daci dhe Hykaj për shkak të amnistisë, seanca nuk u zhvillua normalisht prej mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen edhe thëniet e të penduarit Pine, do të zhvillohet më 30 janar.

Prokuroria për Krimet e Rënda, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit të dosjes, si edhe rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Kristi Pine, pretendon se ky i fundit ka kryer vrasje kundrejt pagesës, të porositura nga ana e Admir Tafilit.

Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë kohës që Pine vuante një dënim me burg në burgun e Bradasheshit, Elbasan. Sipas Prokurorisë, ata kanë arritur të krijojnë një mekanizëm për kryerjen e krimeve, vendin e fshehjes së armëve, lidhjet kriminale dhe personat që kishin dijeni për krimet.

Veprat kriminale, ku dyshohet të jenë përfshirë në role të ndryshme të pandehurit janë “vrasja me paramendim” e Ibrahim Manit, në qershor 2014 Shkodër; “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e Edmond Çakmashit, në shtator 2014 në Tiranë.

Etiketa: Admir Tafiliamnistiaburg

Ju sugjerojmë

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
Bota

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

11 Korrik, 2025 5:05 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

11 Korrik, 2025 4:48 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Para
Foto/ Juventus prezanton stemën e re “minimaliste”, plas gallata në rrjete sociale

Foto/ Juventus prezanton stemën e re "minimaliste", plas gallata në rrjete sociale

Idrizi shigjeton Ramën: Anëtarësia jonë, vëllazëri jo klientelë

Idrizi: Në koalicion nga halli, na vjedhin votat. Ka dhe një përgjigje për LSI-në...

Përfundojnë kërkimet për aeroplanin malajzian që u zhduk para tre vitesh

Përfundojnë kërkimet për aeroplanin malajzian që u zhduk para tre vitesh

TE FUNDIT

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
11 Korrik, 2025

Klubi legjendar i futbollit amerikan që dikur solli në SHBA yje si Pelé, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff është rikthyer,...

Lexo më shumë

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
11 Korrik, 2025

Vendndodhja dhe ora e saktë e ceremonisë së PKK-së u mbajtën sekret për një kohë të gjatë. Pranë qytetit verior...

Lexo më shumë

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
11 Korrik, 2025

Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke...

Lexo më shumë

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
11 Korrik, 2025

Izraeli beson se Irani mund të rimarrë uraniumin e pasuruar të varrosur nën njërën nga tre objektet e goditura nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com