I dënuari me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Lushnjes, Orges Bilbili, ka kërkuar këtë të mërkurë pafajësinë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtorë nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnje, në 2017-n, në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.
Kujtojmë se Bilbili, ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, por edhe në kërkim ndërkombëtar. Ai u vu në pranga në Tiranë gjatë periudhës së pandemisë, pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.