Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi i ka vjedhur një kamion një qytetari, teksa ky i fundit shkarkonte nga mjeti mallrat që kishe në të dhe çelësat i kishte lënë brenda mjetit.
Medait greke shkruajnë se shqiptari, ka qënë i dënuar në vitin 2017 për vepren penale “Vjedhja”, dhe tani kryente shërbimin e provës.
Mesohet se 36-vjeçari mori mjetin dhe u arratis, por ra në gjurmët e policisë falë pajisjes GPS, që mjeti kishte në instalaur. Ai u arrestua ndërsa automjeti iu sekuestrua.
Pronari i kamionit ka njohur autorin dhe ka deklaruar se “autori ka përfituar nga fakti se mjeti ishte me çelësat në ndezës”, pasi kishte zbritur për të dorëzuar produktet që mbante.