Një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar në aeroportin e Rinasit sapo u kthye nga Spanja.
Uniformat blu bëjnë me dije se kishin marrë informacion për 35-vjeçarin Albert Margjoni se po udhëtonte nga Spanja në drejtim të Shqipërisë dhe njoftuan autoritetet kufitare të Rinasit.
Margjoni u vu në pranga sapo zbriti në tokën shqiptare.
Ai është i dënuar me 6.8 vite burgim nga Gjykata e Apelit Shkodër për veprat penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2009, Albert Margjoni ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Ky i fundit mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave.