Një 39-vjeçar i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim në Itali për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga Policia e Shkodrës.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për 39-vjeçarin Klodian Ndogaj (Jakini), pasi efektivët kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, dhe nuk e kanë gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Për 39-vjeçarin Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë./Opinion.al