Kronikë

I dënuar për përdhunim të fëmijëve, kapet në Kakavijë 49 vjeçari


               Publikuar në : 08:47 - 09/10/19 |
el ida

Një shqiptar i dënuar për përdhunim ndaj të miturve është ndaluar nga policia greke në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

Mediat greke raportojnë se shqiptari 49-vjeçar ishte cilësuar i rrezikshëm, pasi ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve, por ishte ende i lirë. Ndërkohë qe me herët, Gjykata Penale e Tebës e kishte dënuar me burg për armëmbajtje pa leje.

Ai ishte zbuluar nga verifikimi i dokumenteve në pikën kufitare të Kakavisë, ku u mësua se bëhej fjalë pikërisht për personin që ishte arratisur.

Pas arrestimit, Prokuroria e Janinës ka urdhëruar dërgimin e tij në burgun e Stavarki për të vuajtur dënimet që rëndojnë mbi të. /Opinion.al

Pas