Kronikë

I dënuar për lëndë narkotike në Angli, 39-vjeçarit i sekuestrohen 2 mln € pasuri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 22/06/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës njofton se një 39-vjeçari i janë sekuestruar 2 milionë euro pasuri pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

“Në zbatim të këtij procedimi, në kuadër të operacionit policor të koduar “Summer 2022”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë”-njoftojnë autoritetet.

39-vjeçari është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht bëhet fjalë për:

Një pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e “Komunës së Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që 39-vjeçari dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Pas