Kronikë

I dënuar nga gjykata italiane, arratiset anëtari i grupit të “Habilajve”


               Publikuar në : 18:30 - 29/05/19 |
Opi Nion

Sabahudin Çela, një nga anëtarët e grupit të “Habilajve” është shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë të dhënë nga gjykata e Katanias në Itali.

Çela nuk është gjetur në “arrest shtëpiak” ku mbahej me byzylyk elektronik dhe për pasojë policia e ka shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte dërguar letërporosi për ta njoftuar për gjyqin në Tiranë, por shtetasi Sabaudin Çela nuk është gjetur në banesë.

Edhe financieri i grupit Nezar Seiti nuk është njoftuar me anë të letërporosisë pasi ndodhet në “arrest shtëpie” dhe së fundmi ka ndërruar adresë. Dështimi i letërporosive u bë shkak për shtyrjen e gjyqit në Tiranë.

Annëtar i vetëm i grupit që po gjykohet në Shqipëri, është Armando Koçerri , i cili gjatë seancës gjyqësore ka kërkuar mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur familjarët e tij në Vlorë.

Sipas Koçerrit, fëmijët kanë shfaqur probleme psikologjike, ndërsa gjykata u shpreh se në seancat e ardhshme do të merret vendimi për këtë kërkesë.

Ndërkohë, në itali po gjykohen nga Gjykata e Katanias anëtarët e grupit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj, Nezar Seitaj, Fatmir Minaj, Trigrens Mëzyrajm dhe Sabuadin Çelaj.

Po ashtu, hetimet janë zhvilluar dhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve, për trafikimin e lëndëve narkotike./ Opinion.al E.Xh.

Pas