Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve, i arrestuari është identifikuar si Sokol Rukaj, i cili është dënuar nga gjykata e Ankonës në Itali, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Rukaj do të ekstradohet në Itali, ku dhe do të vuaj dënimin për veprat penale që ka konsumuar në shtetin fqinj./ Opinion.al