Një 60-vjeçar është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”.
Për këtë akuzë ai është dënuar nga drejtësia e vendit fqinj me 11 vjet e 6 muaj burgim.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.