Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë, pasi është dënuar me burg nga autoritetet e Spanjës për vjedhje me dhunë.
E.G., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e shqiptarit drejt Spanjës.