Policia ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane.
I arrestuari është identifikuar si Amarildo Ajdini (Kërçuku), banues në Dushk, i cili është dënuar në shtetin fqinj me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 42-vjeçarit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./Opinion.al