Kronikë

I dënuar me 7 vjet burg, Renato Numani jetonte me familjen në Bergamo derisa…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 05/04/22 |
Opi Nion

Një 54-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Bergamo të Italisë.

Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Renato Numanin i dënuar 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Në vitin 2015 ai i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja. Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

“Pas informacioneve të grumbulluara nga FAST Albania, për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, i cili jetonte në Itali, dhe pas përcjelljes së këtyre informacioneve homologëve të FAST Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bergamo”, është bërë e mundur që në qytetin Bergamo të Italisë, të kapet nga FAST Italia, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri.

Ky shtetas është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja.

Shtetasi Renato Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë”, njofton policia./Opinion.al

Pas