Kronikë

I dënuar me 18 vite burg për prostitucion, ekstradohet nga Milano 51-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 02/01/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njofton ekstradimin nga Milano të 51-vjeçarit Ilir Bashaliu, pasi në qershor të vitit 2001, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë në Peqin, kanë dërguar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.

“Falë bashkëpunimit me homologët italianë, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite burgim.  Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”. Ky shtetas është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali”, njoftoi policia./Opinion.al

 

 

Pas