Një 48-vjeçar shqiptar që kërkohej nga policia italiane, është arrestuar ditën e sotme në vendin tonë. Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i autoriteteve policore se Edmond Sufja është kapur në Lezhë nga forcat e Fast Albania dhe Interpol Tirana.
Nga ana tjetër mësohet se 48-vjeçari Sufja është i dënuar nga Gjykata e Milanos me 18 vite burg për veprën penale organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Edmond Sufja u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.