Kronikë

I dënuar me 10 vite burg/Arrestohet në një palestër në Tiranë i shumëkërkuari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 11/11/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka informuar se është finalizuar operacioni policor i koduar “Palestra”, që ka çuar në arrestimin e një 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Uniformat blu bëjnë me dije se bazuar në informacionet e marra në rruge operative, është thënë se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim.

Në pranga ka rënë shtetasi Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas