Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I denjë për një skenar filmi, si u zbuluan shqiptarët me 1.2 ton kokainë

2020/01/27 at 8:20 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I denjë për një skenar filmi, si u zbuluan shqiptarët me 1.2 ton kokainë

Plani për të sjellë ngarkesën mbi 1 ton kokainë nga Amerika Latine në Greqi ishte përgatitur që në shtatorin 2018 ndërsa grupi i trafikantëve që e kishte porositur përbëhej nga shqiptarë dhe vetëm një person me origjinë arabe.


Sipas dosjes, pjesë të së cilës janë zbuluar nga media greke protothema dy agjentë të anti-drogës në Greqi kanë mundur të infiltrohen në grupin e trafikantëve. Gjatë këtij operacioni ata janë njohur me emrat “Stratos Triantis” and “Kyriakos Stratias”.

Në shtator të vitit 2018, Alfred. A, është interesuar në zonën e Astakos në Greqi për një mjet lundrues për llogari të drejtuesit të grupit i njohur me pseudonimin “Aguaverde ose Doktori”. Ai ka takuar Stavro Trantis i cili i është prezantuar si kapiteni i anijes. Marrëveshja mes tyre ishte që Trantis të merrte përsipër të transportonte sasinë e drogës, megjithatë deri në këtë moment ai nuk dinte sasinë dhe as emrat e personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Prej momentit kur Trantis merr aprovimin e eprorëve të tij për të ndërmarrë “detyrën” në këtë operacion ngjarjet që zhvillohen i shkojnë për shtat filmave hollivudianë.

Aflred A. siguron anijen “Barracuda 7” dhe në dhjetor të vitit 2018 u planifikua që Stratos Triantis sëbashku me Arben B të udhëtonin drejt ishujve Las Palmas në Spanjë ku do të zhvillohej takimi mes krerët e grupit.

Udhëtimi ka zgjatur katër ditë në det të hapur nga 4 dhjetori 2018 deri më 8 dhjetor 2018. Arben B ishte personi që mbante kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e grupit përmes një pajisjeje të enkriptuar e cila nuk mund të përgjohet.

Pas mbërritjes në Spanjë, Trantis dhe Arben B. Takojnë 5 ditë më vonë në portin e Tenerifes një nga bosët e grupit me nofkën “Doktori”, Kristaq Z dhe Eduart L.

Oficerët e policisë spanjolle po i vëzhgonin ata kështu që u ra dakord që të mos merret asnjë vendim nëse udhëtimi do të kryhej ose apo jo.

Të nesërmen, njëri nga të dy drejtuesit  e grupit u nis nga Tenerife për në Barcelonë. Më parë, anija ishte inspektuar plotësisht për çdo pajisje gjurmuese.

Vendimi përfundimtar nëse Trantis do të kryente ose jo trafikimin e sasisë së kokainës u ra dakord që të merrej pasi anëtarët e organizatës kriminale do të mbërrinin në Karaibe.

Në prill të 2019, pas disa takimeve në Tiranë dhe Barcelonë grupi vendosi që të çojë para aksionin duke porositur fillimisht sasinë e kokainës në Amerikën Latine.

Ngarkesa do të transportohej me hidroplan nga Amerika Latine deri në ishujt Karaibe ku do të ngarkohej në anijen e Trantis, por këtë herë jo me mbishkrimin “Barracuda 7” por “Belle ISA”.

Arben B. i cili ishte personi kryesor në logjistikën e operacionit, telefonin Stratos Triantis për ti thënë se do të duhej të transportonte ngarkesën nga ishujt Karaibe. Ai ka udhëtuar drejt Karaibeve dhe më 20 nëntor 2019 nga ishulli Martinika për në Shën Visent së bashku me Arben B.

Pak ditë më vonë mëngjesin e 11 dhjetorit 500 milje larg Surinamit një peshkarexhë është afruar me anijen e drejtuar nga Trantis duke e furnizuar me pakot e kokainës që kishin destinacion Greqinë.

Më 12 dhjetor, anija niset për në Greqi ku mbërrin pas disa ditësh dhe ankorohet në zonën e Agrinios në qytezën e Astakos.

Deri tani nga ky super operacion i zhvilluar nga anti-droga greke, shqiptare, spanjolle dhe DEA amerikane janë arrestuar më 24 janar 2020 Sandër Pemaj, Arbër Përdedaj, Lek Doda, Maksim Preçi, Erjon Tuci, Erlind Zotaj dhe Vanda Ciubara e dashura moldave e një prej shqiptarëve kishin rolin e pritjes, akomodimit dhe ruajtjes së drogës.

Si krerë të grupit janë cilësuar shqiptari me pseudonimin “Doktori” dhe personi me origjinë arabe Soufiane Hadduoti ndërsa lidhja mes grupeve bëhej nga Arbër Përdedaj.

Tashmë pritet që këtij grupi ti sekuestrohen pasuritë dhe të arrestohen personat e shpallur në kërkim. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

4 Qershor, 2026 8:29 am
6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
Kryesore

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

4 Qershor, 2026 8:27 am
Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Para
Ambasadori shqiptar në Kinë: Shqiptarë largohuni, s’kemi fonde për biletat

Ambasadori shqiptar në Kinë: Shqiptarë largohuni, s'kemi fonde për biletat

Trump i ofron ndihmë Kinës për trajtimin e Koronavirusit

Trump i ofron ndihmë Kinës për trajtimin e Koronavirusit

Flet vajza e Enkeleda Çapokut: Si më vdiq mami në krahët e mi

Flet vajza e Enkeleda Çapokut: Si më vdiq mami në krahët e mi
















TE FUNDIT

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv...

Lexo më shumë

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
4 Qershor, 2026

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në rendin e ditës janë parashikuar 6 interpelanca, dy prej të cilave...

Lexo më shumë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}