Një 44-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor .
Në një njoftim për mediat, thuhet se 44-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të lënduar vetë ai dhe pasagjeri me inicialet O.T.
“Arrestimi i tij u bë pasi me datë 09.01.2023 në rrugën e fshatit Smollik, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T”-njofton policia.