Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet specialisti i menaxhimit të të dhënave në Polici



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 17/08/22 |
Opi Nion

Një punonjës i policisë është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë bën me dije se arrestimi i tij u bë ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”. Sipas të njëjtit burim punonjësi i policisë është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor pasi po drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet K.D.,33 vjeç  dhe akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Njoftimi i AMP

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”. /Opinion.al

Pas