I dashuri i George Michael, Fadi Fawaz, ka thënë se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur e gjeti këngëtarin të vdekur.
Partneri i tij theu heshtjen nëpërmjet një mesazhi në Twitter, ku shkruante ndër të tjerash se ishte trishtuese të gjen në mëngjes të dashurin pajetë.
“Këto Krishtlindje kurrë nuk do t’i harroj. Gjëja e parë që ndodhi në mëngjes është gjetja e të dashurit të vdekur në krevat. Do më mungosh”, ka thënë ndër të tjerash Fawaz.
George dhe Fadi kishin disa vite të lidhur dhe marrëdhënia e tyre ka qenë shumë private. I dashuri i tij ka treguar se do t’i mungojë shumë këngëtari.