Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga news 24. Hatia është cilësuar si “Zot i drogës”. Hatija u arrestua në 2017 në Berat nga policia shqiptare. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg nga gjykatat e Milanos.
Në fillim Gjykata e Durrësit për të morri masën e sigurisë detyrim paraqitje. Por, Gjykata e Apelit e dënoi me burg deri në pritje të ekstradimit.
Hatija akuzohet nga Italia për trafikun e rreth 500 kilogramë drogë, heroinë dhe kokainë./Opinion.al