Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mediat lokale italiane shkruajnë se një i burgosur 29-vjeçar shqiptar, i dënuar me vendim të formës së prerë, i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në burgun e Salernos.
Lajmin e ka konfirmuar Emilio Fattorello, sekretar për Campanian i Sindikatës Autonome të Policisë së burgut (Sappe).
Sapo kishte kaluar mesnata kur gardianët e burgut në detyrë gjatë një kontrolli, gjetën trupin e të burgosurit të varur në kangjellat e dritares së qelisë. I riu u transportua në spital, por çdo përpjekje për ta shpëtuar rezultoi të ishte e kotë.
29-vjeçari ishte i vetëm në qeli dhe kjo e bëri më të lehtë të ndërmerrte aktin ekstrem. Identiteti i të riut ende nuk bëhet i ditur ndërsa mësohet se dënimi i tij përfundonte në vitin 2023./Opinion.al