Kronikë

I burgosuri në Korçë transportohet në spital, vjedh bisturinë e doktorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 12/05/22 |
Opi Nion

Një i burgosur i cili vuan dënimin ne IEVP Drenovë në orët e para të mëngjesit të enjtes përfundoi në spital pasi ka konsumuar një sasi të madhe ilaçesh.

I burgosuri Amarildo Ajdini pasi është transportuar në spitalin rajonal të Korçës nga konsumimi i disa barnave mjekësore, kur është kthyer në qeli ka vjedhur nga dhoma e mjekut një bisturi të cilën gjatë kontrollit të ushtruar e kanë gjetur të fshehur mes rrobave të tij.

Vetëvrasja për të cilën i burgosuri tentoi të bëjë sot duke konsumuar ilaçe mund të jetë një nga arsyet që e shtynë këtë shtetas të vjedhë edhe bisturinë e mjekut.

 “Në IEVP Korçë ndaj të paraburgosurit Amarildo Hajdini është përpiluar raport incidenti si dhe është shoqëruar për në veçim për arsye se: Me datë 12.05.2022 rreth orës 01:10 kur është kthyer nga Spitali Rajonal Korçë, gjate kontrollit kur i paraburgosuri do behej hyrje ne IEVP Koçe, ju gjete në xhep një mjet prerës (tip bisturie) rreth 5 cm i gjatë. Në drejtim të të paraburgosurit u kryen veprimet procedurale dhe materialet ju kaluan për veprime të mëtejshme SHKBB”, thuhet në njoftimin e Burgut të Korçës.

Pas