Mbështetës të opozitës, të kryesuar nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit, Bledion Nallbati kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.
Demokratet e juglindjes kanë bllokuar rrugën nacionale Korçë-Kapshticë, për të penguar kryeministrin Rama për të shkuar nga Erseka në Bilisht
Në këtë protestë ish-deputeti Salianji është përplasur me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka ku e ka akuzuar si servil.
“Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rruge si shërbëtor i Ramës”./ Opinion.al