Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I biri plagosi 5 persona, flet babai:Kurohej për depresion, falej çdo vakt

2021/04/19 at 5:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I biri plagosi 5 persona, flet babai:Kurohej për depresion, falej çdo vakt

Ka folur për mediat menjëherë pas ngjarjes Niko Nikolli, babai i Rudolf Nikolli, 34-vjeçari që plagosi 5 persona në xhamin “Dine Hoxha” në kryeqytet.


Ai është shprehur se djali i tij, Rudolfi, ka qenë i lidhur me një hoxhë dhe falte çdo vakt. Ndërkohë që nga familja i përkiste besimit katolikë, teksa me dëshirën e tij i biri ishte konvertuar në një fe tjetër.

Ndër të tjera babai i 34-vjeçarit , është shprehur se Rudolf Nikolli ka qenë i shtruar në spital 5 herë për probleme të shëndetit mendor, teksa kurohej për depresion.

“Në Rinas e kanë kthyer pas. Ka qenë në rregull djali. E kanë përmendur; a ke qenë në Maqedoni?
Po i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje se qysh e si. E kanë pyetur se çfarë datë ka ikur apo ka ardhur, djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e kthehu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; o bir pse je kaq i kaq i irrituar, më tha; babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjenin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin se di. Tha; unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. Se di. Kurrë unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë. Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë; nëse ke borxhe, ti paguan mami, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë; më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta; a të ndjek kush më? Ai më tha; vazhdojnë të më ndjekin po ata persona. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai u pat larguar prej xhamisë tek rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë; je kaur e do me na prish. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmën që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë; mos të shoh më tek çuni im. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degrauduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Ka 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur. Unë i thoja; robt kanë qenë katolik, kurse ti bëj çtë duash. Ai mu mor me xhami.

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite si mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura. Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ça i futën, pasi çuni nuk u bo rob mo. Kaloi në depresion. Para vitit të ri kaloi në depresion. I bëra letrat për të shkuar në Itali. Në kthim, në aeroport, ai kaloi në depresion. Edhe u mbyll. Ishte koha e COVId-it, kaloi dhe virusin. Para vitit të ri e takova unë. Ishte në spital. Ishte tek Pesa. I thash doktorit, unë jam katolik, djali mysliman. I thash dua ta marr në shtëpi djalin. Djali më tha; jam në rregull, do i pi ilaçet. Ai si kishte pirë. Ai ishte ngatërruar në terminal. Qe një djalë i mrekullueshëm. Ata ma falën çunin. I shkova dhe prokurorit dhe më tha; nuk ta jap letrën. Më tha; ku e ke çunin? I thash e kam në spital. Ndërkohë unë e kisha në shtëpi. I kërkoj falje prokurorit. Tani unë kërkoj që çuni im e bëri këtë gjë, në vend të shenjtë, ai nuk është mirë me shëndet por nuk kishte asnjë lloj arsye. Të ma bënte këtë punë çuni im nuk kishte asnjë arsye. I kërkoj familje atij prokurorit,, por tek fëmija njeriu s’dika ça bëka. Kur e mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar. Është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthyer nga Rinasi pas, ai hyri në stres. E kaloi dhe COVID-in me shumë stres. Nga viti i ri është shtruar 5 herë në spital. I kam raportet këtu. I kam ilaçet akoma këtu dhe nuk mi pi. Ai është zheni. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do më shku në kishë, shko në xhami por si njerëz. Ky në xhami e ka bërë dy herë, pavarësisht se i kam mbyllur ato probleme. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë.”, -tha babai i 34-vjeçarit per News24./Opinion.al

Etiketa: niko nikolliplagosjexhami


Ju sugjerojmë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Rajoni

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

30 Janar, 2026 1:15 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri me 1 shkurt

30 Janar, 2026 1:13 pm
Para
“Kjo fukse, unë kryefuksi”, Rama: Patronazhistët janë qelizat vitale të PS

"Kjo fukse, unë kryefuksi”, Rama: Patronazhistët janë qelizat vitale të PS

“Patronazhistët”/Meta nxjerr mesazhet e biznesmenti:Je në besën time tani!

“Patronazhistët”/Meta nxjerr mesazhet e biznesmenti:Je në besën time tani!

‘Babi mos pi shumë’, Meta: Patronazhistët kanë ngacmuar dhe vajzën time

‘Babi mos pi shumë’, Meta: Patronazhistët kanë ngacmuar dhe vajzën time
















TE FUNDIT

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
30 Janar, 2026

Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit...

Lexo më shumë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
30 Janar, 2026

Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për...

Lexo më shumë

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
30 Janar, 2026

Turqia është e gatshme të luajë një rol ndërmjetësues mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për të ulur tensionet në...

Lexo më shumë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
30 Janar, 2026

Kostandin Nishku i fshihej drejtësisë prej vitit 1997, por pas 29 vitesh, ai u arrestua në Greqi për llogari të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com