Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I biri humbi jetën në Brezovicë, reagon ish kryetari i Kuvendit të Kosovës

2019/01/31 at 3:22 PM
në Aktualitet, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
I biri humbi jetën në Brezovicë, reagon ish kryetari i Kuvendit të Kosovës

Akademiku dhe njëherësh ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci me anë të një letre ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë shqiptarët, të cilët e kanë ngushëlluar atë dhe familjen e tij për vdekjen e djalit të tij, Arian Dacit.


Arian Daci, djali i vetëm i akademikut dhe zëvendës ministër i Diasporës ndërroi jetë në Brezovicë, më 26 janar pas rënies së një orteku.

Në letrën e tij Daci pranoi se përpos dhembjes tejet të madhe për ta, njëkohësisht ishin edhe momente krenarie teksa pranonin ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër.

LETËR FALENDERIMI

Me rastin e vdekjes së djalit tonë të vetëm, Arianit, si prind i tij dhe në emër të gjithë familjes Daci dua t’i falënderoj dhe shpreh mirënjohjen tonë të thellë të gjithë shqiptarëve për ngushëllimet dhe ndarjen e dhembjes me ne në momentet e vështira që i përjetuam.

Në veçanti, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit shtetërorë nga pozita dhe opozita në Kosovë për vizitat dhe përkrahjen e tyre të gjithanshme, liderët e Shqipërisë, liderët shqiptarë nga Maqedonia dhe Mali i Zi, përfaqësuesit nga mërgata që vinin nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera, duke përfshirë Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj, Kryetarin e LDK-së Mustafa, Kryetarin e Vetëvendosjes Kurti, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Akademik Tolen, Kryetarin e BDI-së Ahmeti, ministrin e Punëve të Jashtme Pacolli, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi si dhe Zëvendëskryeministrin Gashi i cili në bashkëpunim, bashkërendim dhe duke gëzuar ndihmë të pakursyer nga Zyra e Kryeministrit Haradinaj u përkujdesën në të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e ceremonisë mortore sipas Protokollit të Shtetit.

Ne, gjithashtu, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit nga vendet e huaja të cilët na ngushëlluan dhe ndanë dhembjen me ne, duke përfshirë Ambasadën britanike, franceze, suedeze, hungareze si dhe përfaqësuesit e vendeve tjera. Ishte një dhembje tejet e madhe për ne por njëkohësisht ishin edhe momente krenarie kur pranonim ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momente të vështira dhe vendimtare për familjen por edhe për vendin.

Me respekt, Akademik Nexhat Daci, Kryetar i ASHAK-ut.

 

Etiketa: Arian Dacileternexhat daci


Ju sugjerojmë

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
Aktualitet

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

9 Qershor, 2026 8:48 am
Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

9 Qershor, 2026 8:25 am
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit
Aktualitet

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit

8 Qershor, 2026 10:57 am
Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot
Aktualitet

Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot

8 Qershor, 2026 9:36 am
Para
Video/ Rama në foltore, deputeti del nga salla, garda kujton se ka vezë

Video/ Rama në foltore, deputeti del nga salla, garda kujton se ka vezë

Stomatologu fshehu celularin në tualet, arrestohet nga Kontrolli i Burgut

Stomatologu fshehu celularin në tualet, arrestohet nga Kontrolli i Burgut

E fundit/ Arrestohet Drejtori i Mjedisit, përplasi i dehur 11 makina

E fundit/ Arrestohet Drejtori i Mjedisit, përplasi i dehur 11 makina
















TE FUNDIT

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre
9 Qershor, 2026

Tifozët iranianë nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e skuadrës së tyre në Botërorin që starton pas 2 ditësh....

Lexo më shumë

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar
9 Qershor, 2026

Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU...

Lexo më shumë

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama solli në fokus debatin për investimin në Zvërnec dhe në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Rama u...

Lexo më shumë

Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë

Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria vetëm vitet e fundit është bërë tërheqëse për kapitalin e huaj dhe nuk duhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}