61-vjeçari, Vasil Mullaj, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura ka dalë sot para Gjykatës së Gjirokastrës për t’u njohur me masën e sigurisë
Por, sipas news 24, 61-vjeçarit i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit, teksa po jepej masa e sigurisë ndaj tij.
Përpara togave të zëza i moshuari ka humbur ndjenjat pasi ka dhënë shpjegimin e tij për ngjarjen e para 4 ditëve. Pasi ka folur një orë, ai ka rënë përtokë dhe menjëherë gjykatësja ka ndërprerë seancën, derisa gjëndja shëndetësore e tij të normalizohet.
Ndërkohë mësohet se prej 3 ditësh, që korrespondon me kohën kur është arrestuar 61-vjeçari Vasil Mullaj, nuk ka pranuar as ujë dhe as ushqim në formë proteste pasi sipas tij akuza është e padrejtë./Opinion.al