Një 56-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën teksa ai ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, ai humbi jetën gjatë transportimit në spital.
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”,-njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.