Një fëmijë 2-vjeç ka humbur jetën këtë të dielë në Spitalin e Fierit. Policia bën me dije se i mituri duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra 2-vjeçari ka humbur jetën në spital.
“Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën”-njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.