I pranishëm në Samitin e NATO-s në Londër, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat deklaroi se Europa e bashkuar do të mbështesë Shqipërinë për të kaluar situatën e rëndë të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama u pyet nga gazetarët se çfarë nënkupton thirrja për bashkëpunim ndaj kreut te opozitës Lulzim Basha, kryeministri Rama tha; “Gjënë më normale në botë, s’ka asnjë sens qe të vazhdoje historia me deklarata ne distancë kur ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, që është shtëpia e Shqipërisë”./ Opinion.al