Kronikë

I bëri atentat armikut në Bruksel, arrestohet në Vjenë Kasandër Noga



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 14/06/22 |
Opi Nion

Është arrestuar në Vjenë Kasandër Noga, i cili të shtunën dyshohet se i bëri atentat shqiptarit Erion Hasanbelliu.

Sipas News24, 44-vjeçasi, Kasandër Noga u arrestua në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Noga dyshohet se është personi që i bëri atentat me armë zjarri Erion Hasanbelliut në Bruksen, Belgjikë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës në qendër të Brukselit, ku mediat vendase raportuan se Hasanbelliu kishte marrë 6 plumba, në shpinë dhe këmbë.

Gjithashtu u raportua se 43-vjeçari iu nënshtrua disa ndërhyrjeve dhe se gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive ndër vite mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

Kush është Noga?

Kasandër Noga, autori i masakrës së Sanatoriumit, u arrestua nga policia belge gjatë vitit 2003 dhe në 2005-ën u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Pas